U krijua në Sukth në fermën “8 Nëntori” me urdhër të ministrit, më 15.3.1950, kampi me numrin 5. Të dhënat e kohës tregojnë se kampi kishte filluar më 22 janar 1950, me pjesëmarrjen e rreth 400 “monarko-fashistëve” (250 prej të cilëve ishin gra, fëmijë dhe pleq). Kampi u ngrit atje për emigrantët grekë të ndodhur në Shqipëri. Këta emigrantë kishin ardhur si fluks i luftës civile, që kishte nisur në vendin fqinj. Puna që ata bënin ishte në shpyllëzim, pjesërisht në prashitje pambuku, vreshtari, korrje, vjelje domatesh etj. Detyra kryesore e kampit ishte ajo e shpyllëzimit dhe e hapjes së tokave të reja. Komandanti i parë ishte toger Dervish Sanxhaku. I gjithë efektivi përbëhej nga 30 policë dhe oficerë. Në Sukth, të dënuar të vendeve të ndryshme u ndalën për punime në vitin 1950.
Reparti i Sukthit
Emri | Reparti i Sukthit |
Vendndodhja: | Durrës |
Viti i Ndërtimit: | 1950 |
Viti i Mbylljes: | 1950 |
Burimi i Informacionit: | Kastriot Dervishi |