Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Belshit

blank
Emri Reparti i Belshit
Vendndodhja: Elbasan
Viti i Ndërtimit: 1966
Viti i Mbylljes: 1970
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi, "Burgjet dhe Kampet e Shqipërisë komuniste", botimi i ISKK

Fillimisht reparti u ngrit në kodrën e Gradishtës në Belsh. U ngrit në vitin 1966 për të dënuarit në moshë të re. Ata merreshin me punë bujqësie.

Një front pune i repartit ka qenë Gjyrala e Belshit. Për ruajtjen e të burgosurve shërbenin 40 ushtarë, 7 oficerë dhe 7 nënoficerë. Në krijim komandant ishte Beqir Liço dhe komisar Refail Bicolli. Puna kryesore e repartit mbeti hapja e tokave të reja. Në vitin 1966 u hapën 250 hektarë tokë, të cilat u mbollën në shumicë me grurë e më pak me misër e patate.

Edhe në vitet në vijim reparti ka vazhduar punën me mbjellje dhe me hapje tokash të reja.

Sipas udhëzimit të ministrit në vitin 1968, në këtë repart vuanin dënimin të rinjtë e moshës 14-18 vjeç. Këtë kohë në repart kishte 25 të dënuar politikë dhe 248 ordinerë. Të moshës 14-24 vjeç ishin 302 të burgosur.

Në vitin 1969 këtu punonin 342 të dënuar politikë dhe ordinerë, si dhe të dënuar nën 18 vjeç.