Burgu i vjetër është ndërtuar në vitin 1930 dhe përbëhej nga një godinë 2-katëshe me një kapacitet prej 300 vende. Në këtë institucion nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë trajtuar rreth 4000 persona dhe si pasojë e torturave kanë vdekur rreth 285 persona.
Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në vitin 1946 në Tiranë për të dy burgjet shërbente një personel prej 123 vetash (103 ushtarë, 15 nënoficerë, 5 oficerë). Sipas raportimeve të vitit 1950, të dy burgjet e Tiranës, kishin një kapacitet prej 448 (287 politikë dhe 151 ordinerë) të burgosurish, ndërsa ishin brenda tyre rreth 1.800 të burgosur, shumica politikë. TBC-ja dhe zgjebja ishin sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në vitin 1954 burgjet e Tiranës strehonin të burgosurit e qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër me rreth 440 persona. Ato kishin një komandë të përbashkët, e cila ishte te “burgu i vjetër”. Në të dy burgjet në fund të vitit 1954 ishin 347 të burgosur politikë dhe 281 ordinerë. Përgjithësisht të dënuarit ose të paraburgosurit politikë qëndronin në burgun nr.5, ndërsa ato ordinerë në burgun nr.2.
1954-1958
Rreth vitit 1954 burgu nr. 5 i Tiranës u nda në dy pjesë: burgu i ri vazhdoi të mbante numrin 5, ndërsa ai te rruga “Mine Peza” u quajt Burgu Nr.2.
1958-1991
Burgu Nr.2 dhe Burgu Nr.5 u bashkuan sërish dhe formuan Repartin 313.
- Dom Nikollë Luli (-)
- Hans Trochel (-)
- Jusuf Vrioni (-)
- Muharrem Bejleri (-)
- Rrok Gera (1945-1958)
- Sante Gemelli (-)
- Telemak Dilo (-)
- Ylli Kanina (-)