Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Mesit, Valias

blank
Emri Kampi i Mesit, Valias
Vendndodhja: Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1953
Burimi i Informacionit: Musa Çaprani, Një si mijëra familje të tjera që e kaluan jetën në kampet e skëterrës komuniste, botimi i ISKK

Ky kamp shërbeu për të vendosur të internuarit që punuan në bonifikimin e fushës së Kamzës dhe Valiasit.  Në të u sistemuan familjet e para që erdhën nga Kruja.

Ai ishte një hangar për makineritë bujqësore dhe për kuajt.

Fillimisht ky kamp nuk ishte i rrethuar.

Të internuarit nxirreshin me detyrim në punë, detyrim të cilit nuk i shpëtonin as fëmijët.