Për ndërtimin e këtij kanali ujitës janë përdorur të burgosur të burgut nr 13 në Elbasan. Të burgosurit kanë ndërtuar kanalin ujitës “Naum Panxhi”, në vitin 1947, çfarë tregon që të dënuarit e tij kanë qenë pjesë edhe e një prej kampeve të para të përkohshme të punës. Të burgosurit ishin të detyruar të bënin çdo ditë rreth 5 kilometra nga burgu deri në kantierin e ndërtimit dhe e njëjta rrugë në kthim. Gjatë kësaj rruge të burgosurit formonin një varg të madh njerëzish që kalonte përmes qytetit duke e kthyer vëmendjen e qytetarëve tek ta e duke bërë kësisoj një paraqitje tronditëse. Për këtë arsye të burgosurit e burgut të Elbasanit punuan vetëm vitin e parë për ndërtimit e këtij kampi, më pas për të punuan punëtorë me pagesë.
Kanali “Naum Panxhi”
Emri | Kanali “Naum Panxhi” |
Vendndodhja: | Elbasan |
Viti i Ndërtimit: | 1947 |
Viti i Mbylljes: | 1947 |
Burimi i Informacionit: | Kastriot Dervishi |