Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu Nr.9 Berat

blank
Emri Burgu Nr.9 Berat
Vendndodhja: Berat
Viti i Ndërtimit: 1944
Viti i Mbylljes: 1953

Burgu nr. 9 i Beratit ishte ngritur në një godinë të vjetër. Funksionoi në periudhën tetor 1944 – 1 tetor 1953 dhe pati një përqendrim të madh të “armiqve të popullit”. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në burgun e Beratit shërbente një personel prej 16 vetash (14 ushtarë, 2 nënoficerë). Edhe pse kapaciteti i burgut ishte rreth 216 persona në vitin 1950 në burg janë rreth 490 të burgosur.

TBC-ja ishte sëmundja mbizotëruese në informacionet e vitit 1950. Burgu u mbyll me një shkresë të datës 26.9.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme së bashku me burgun e Gjirokastrës. Të burgosurit si dhe personeli u zhvendosën në burgun e Vlorës. Më 30.9.1953 zhvendosja e të burgosurve kishte mbaruar.