Burgu i Vlorës ka ekzistuar në vitet 1944-1964. Burgu politik për armiqtë e popullit në këtë qytet njihej si Burgu Nr. 11 dhe më pas si Reparti nr. 319.
Kur komunistët morën pushtetin përdorën si burg një shtëpi banimi dykatëshe, përballë Bashkisë së Vlorës, rreth 30 metra larg saj. Burgu ishte ndërtuar në lagjen “Karabash”(më vonë do të ndryshonte në “15 tetori”). Kapaciteti i burgut ishte 320 persona. Sipas të dhënave arkivore në burgun e Vlorës shërbente një personel prej 24 vetësh( 22 ushtarë, 1 nën oficer, 1 oficer). Në vitin 1950 në burg janë rreth 700 të burgosur. Për shkak të vendndodhjes së papërshtatshme, në vitin 1952 u projektua sipas modelit sovjetik burgu i ri, me kapacitet për mbi 400 të burgosur në lagjen “Kushtrimi”.
Të Burgosurit