Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu Nr.13 Elbasan

blank
Emri Burgu Nr.13 Elbasan
Vendndodhja: Elbasan
Viti i Ndërtimit: 1944
Viti i Mbylljes: 1953

Burgu politik me Nr. 13 ndodhej në lagjen “Kala”, në një ndërtesë të trashëguar si burg nga koha e luftës. Ka funksionuar në vitet 1944-1953. Por shërbente si burg edhe një ndërtesë tjetër në shtëpinë e familjes Bishqemi. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, burgjet e Elbasanit në vitin 1946 ishin në dy nivele:

Burgu i Armiqve të Popullit, ku shërbente një personel prej 29 vetash (26 ushtarë, 2 nënoficerë, 1 oficer).

Burgu i Strehuesve, ku shërbente një personel prej 10 vetash (9 ushtarë, 1 nënoficer).

Besohet se veç tyre, burgu ordiner ka pasur Numrin 12.

Të burgosurit kanë ndërtuar kanalin ujitës “Naum Panxhi”, në vitin 1947, çfarë tregon që të dënuarit e tij kanë qenë pjesë edhe e një prej kampeve të para të përkohshme të punës.

Kapaciteti i burgut ishte për rreth 280 persona.

Në vitin 1950 në burg janë rreth 500 të burgosur.

Në Burgun e Elbasanit mbizotëronin sëmundje si TBC-ja, dizenteria etj.

Burgu u mbyll në shkurt 1953, pasi të burgosurit e tij formuan kampin nr. 7 në Tiranë.

Komandantët dhe drejtorët e burgut ishin të profesioneve: bujk dhe xhandar. Arsimi bazë i tyre ishte 4 klasë fillore.

Të Burgosurit