Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu Nr.18 Kukës

blank
Emri Burgu Nr.18 Kukës
Vendndodhja: Kukës
Viti i Ndërtimit: 1945
Viti i Mbylljes: 1949

Një nga burgjet ku vuanin dënimin të dënuarit politikë në vitet e para të regjimit komunist, para se të krijoheshin Repartet e Riedukimit me punë të detyruar, të cilat lëviznin sa në një vend në tjetrin sipas vendeve të punës ishte edhe burgu nr.18 në Kukës. Sipas të dhënave arkivore në këtë burg shërbenin një personel 20  personash (1 nënoficer e 19 ushtarë). Në këtë burg vendoseshin persona nga zona veri lindore e vendit. Ky burg nuk përmendet më pas vitit 1949. Më 29.09.1948 një përpjekje e guximshme u bë nga Hasan Dida e Selman Oka të cilët arritën të dalin nga burgu.  Hasan  Dida u ridënua, kurse Selman Oka u vra.