Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Bedenit

blank
Emri Kampi i Bedenit
Vendndodhja: Kavajë
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1950
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi,

Kampi  i Bedenit ishte një nga vendet e tmerrshme për të burgosurit politikë të cilët duhej të ndërtonin një kanal që niste nga zona kënetore e Bedenit (quhej edhe këneta e Zhabjakut) e përfundonte në lumin e Shkumbinit. Në vitin 1948, për hapjen e këtij kanali punonin 1200 të burgosur të ndarë në brigada. Të burgosurit erdhën nga burgjet e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit si dhe disa nga këneta e Maliqit. Ata u vendosën në baraka të sajuara për disa muaj punë.

Patër Zef Pllumi ishte një ndër të burgosurit e ardhur nga Shkodra që punoi në këtë kamp. Ishte interesant fakti se këtu punuan në një brigadë të vetme 29 priftërinj katolikë të ardhur të gjithë nga burgu i Shkodrës. Këta ishin: Mikel Koliqi, Tom Laca, Nikollë Shelqeti, Nikollë Laska, Rrok Fisku, Nikollë MazrekuNdue SumaNdue Soku, Mark Hasi, Zef Pllumi, Vlash Muçaj, Pal Gjini, Injac Gjoka, Gegë Luma, Agostin Ashiku, Donat KurtiÇiril Cani (75 vjeç), Frano Kiri, Dionis Makaj, Karlo SerreqiLeon KabashiAleks BaqliFilip MazrekuMëhill MirajMark HarapiJak GardiniAnton Luli dhe Alfonc Çuni.

Puna e parë ishte zhdukja e një kodrine të vogël afër Shkumbinit. Të dënuarit punonin 8 orë në ditë, por shtohej një orë “për nder të shokut Stalin”, e pas saj një orë “për nder të shokut Tito”, e në fund një orë “për komandantin, shokun Enver”. Kushtet e jetesës në kamp ishin të gjitha të këqija.

Përveç lodhjes në punë, me kalimin e kohës u bë e lodhshme edhe largësia e frontit të punës nga vendi i banimit. Gjatësia e kanalit rriste gjatësinë kilometrike prej kampit e në këtë mënyrë kthimi i tyre atje ishte gjithnjë i lodhshëm e i mundimshëm.

Në gjysmën e tetorit, kampi i Bedenit kishte pamjen e një grumbulli plehrash, që meritonin t’i vihej zjarri për të mos përlyer botën me mikrobe”, – shkruan Zef Pllumi.

Përveç hapjes së kanaleve të burgosurit ishin përdorur edhe për shpyllëzime, mbjellje etj., që vlerësoheshin në 16.017 ditë pune.

Në shtator 1950 erdhën në këtë kamp të dënuarit që punonin në Bishqem.

Në kamp ishte komandant Beqir Liço, i cili më parë kishte qenë në kampin e Orman-Pojanit.

Në nëntor 1950 të burgosurit e Shkodrës janë kthyer në vendet e tyre.

Pak ditë para se kampi të mbyllej, u vra në kamp i dënuari Mustafa Vata, që sikur donte të arratisej. Ai kishte vuajtur 2 vjet dënim dhe donte vetëm disa ditë të lirohej. Edhe vetë komanda e kampit kishte dalë në përfundimin se ai nuk donte të arratisej dhe se roja kishte vepruar gabim.

Të Dënuarit