Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Peqinit

blank
Emri Kampi i Peqinit
Vendndodhja: Peqin
Viti i Ndërtimit: 1951
Viti i Mbylljes: 1952
Burimi i Informacionit: Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste, Kastriot Dervishi, botimi i ISKK

Kampi u ndërtua në Peqin, ku të burgosurit më 27 maj 1951 nisën punën për ndërtimin e kanalit Peqin-Kavajë. U emërtua Kampi Nr.2. U ndërtua sipas modelit sovjetik, me barraka dërrase të mbuluara me katrama mbi një terren  dheu. Vendi i punës ishte 8 km larg barrakave të fjetjes, distancë që të dënuarit duhej ta përshkruanin dy herë në ditë.

Nga puna e të dënuarve do të krijohej një kanal ujitës rreth 50 km të gjatë, i cili merrte ujin nga lumi Shkumbin dhe e çonte në fushat midis Kavajës dhe Peqinit.