Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi nr.6 “Rrapi i Treshit”, Tiranë

blank
Emri Kampi nr.6, Rrapi i Treshit
Vendndodhja: Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1952
Viti i Mbylljes: 1953
Burimi i Informacionit: Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste, Kastriot Dervishi, botim i ISKK.

Të dhënat e vitit 1952 tregojnë se këtë vit është ngritur një kamp pune me numrin 6.  Kampi nr.6 është vendosur në vendin e quajtur “Rrapi i Trishit” në Tiranë.

Në fillim të vitit 1953 këtu punonin 700 të burgosur. Në raportin e komandës pranohej se të burgosurit e këtij kampi dhunoheshin barbarisht.  Komandanti i kampit ishte Neim Musaraj.

Të dhënat e nxjerra nga biografia e komisarit të kampit Njazi Banushi tregojnë se kampi ka funksionuar në korrik 1952 – shtator 1953. Kuadri i këtij kampi ishte nga profesioni bujk dhe me arsim fillor.