Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Sulzotaj

blank
Emri Sulzotaj
Vendndodhja: Sulzotaj, Lushnjë
Burimi i Informacionit: Lek Pervizi: Si u krijuan dhe si funksionuan kampet e internimit ne diktaturen komuniste ne Shqiperi, radiandradi.com

Fshat i Lushnjës, sektor i fermës bujqësore “29 Nëntori” ku, bashkë me 10 sektorë të tjerë të kësaj ferme dhe ndonjë fshat kooperativist, u vendosën të internuarit e kampit të Tepelenës pas mbylljes së tij.

Në këto fshatra, të internuarit jetonin në baraka primitive, punonin në bujqësi dhe ishin të detyruar të paraqiteshin në apel të paktën dy herë në ditë. Për t’u larguar nga zona, edhe për probleme shëndetësore, duhet të merrnin lejë.