Fillimisht Burgu nr.3 dhe pas 1957-ës, Reparti 321.
Funksionoi si burg politik i regjimit komunist nga viti 1946 deri në prill të vitit 1991. Bashkë me repartin nr.313, ky mbeti burgu ku të dënuarit ishin plotësisht të izoluar, pasi nuk dilnin në punë si në repartet e tjera. Ai nisi të ndërtohej diku nga fundi i vitit 1938, fillimi i vitit 1939, por mbeti i pashfrytëzuar për shkak të pushtimit italian.Për herë të parë ai do të përdorej nga administrata e luftës. Nga korriku i vitit 1944 deri në vitin 1946 u përdor si depo grumbullimi. Në vitin 1946, pas disa meremetimeve të brendshme, dhe rrethimit të tij me tela me gjemba, burgu i Burrelit u rihap për të burgosurit politikë, që regjimi i konsideronte si kundërshtarët më të rrezikshëm të tij. Nisi të funksionojë si burg në vitin 1946 për t’u shndërruar në një nga më të egrit.
Një nga motot që përdorej për të burgosurit në këtë burg ishte:
“Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del”. Qindra të burgosur kanë humbur jetën brenda rrethimit të burgut dhe eshtrat e tyre nuk kanë dalë as sot që aty.
Aty u burgos elita e vendit. Kushtet ishin tmerrësisht të vështira. Në burgun e Burrelit vdiq ish-kryeministri Koço Kotta, ish-ministrat Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korça, dramaturgu Et’hem Haxhiademi, gjeneralët Abaz Fejzo, Gjin Marku dhe Vaskë Gjini, shtetasi italian, ish-drejtori I Bankës së Gjirokastrës, Giuseppe Terrusi etj.. Mes të burgosurve të Burrelit veç kryeministrave dhe ministrave ka pasur klerikë të lartë si Visarion Xhuvani dhe Hafiz Ali Kraja; përkthyes të klasikëve helenë dhe latinë si Mark Ndoja dhe Gjon Shllaku dhe dhjetëra intelektualë, ushtarakë dhe artiste si Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela e Sherif Merdani.
Sipas dëshmisë së një prej ish të dënuarve në këtë burg Petrit Velaj, në një qeli rrinin rreth 16 burra. Ai tregon gjithashtu se në vitet 1947-1948 nga ky burg ishin varrosur 720 të burgosur.
Sipas të dhënave arkivore në vjeshtë 1946 në burg shërbente një personel prej 17 personash (14 ushtarë, 1 nënoficer dhe 1 oficer). Në vitin 1950 në burg ishin 150 të burgosur nga 228 që ishte kapaciteti i godinës.
Burgu ka formë drejtkëndore me gjerësi 6 metër dhe gjatësi 100 metër. Në skaje ndodhen sallat e mensave ndërsa në qendër birucat e ndara me një korridor. Në oborr ka një pemë qershie dhe poshtë saj janë eshtrat e qindra të burgosurve. Burgu rrethohet nga një mur betoni 4 m i lartë dhe sipër tij është vendosur tel me gjemba. E megjithatë Sazan Hadëri, Theodhor Gërnjoti dhe Adem Allçi u arratisën që aty më 2 gusht të 1967-ës. Guximin, Sazani e pagoi me jetë, ndërsa Theodhori dhe Ademi me një denim të ri prej 25 vitesh burg.
Sipas dokumentacionit të kësaj periudhe, turbekulozi dhe skorbuti ishin sëmundjet që mbizotëronin ndër të dënuarit. Në vitet ‘60-‘70 në burgun e Burrelit vuanin dënimin mesatarisht 170 vetë, ndërsa në vitin 1983 nga 133-150 të burgosur. Në shtator 1990 raportohet për 187 të dënuar politik në këtë burg. Në muajin prill 1991, nga ky burg i sigurisë së lartë, u bë lirimi i të burgosurve të fundit politik të regjimit komunist.
Burrel, 30 vetë në një qeli, aty ku hanim kryenim edhe nevojat personale…
Uran Kostreci: Dëshmoj jetën e vështirë në qelitë e Burrelit
Torturat në burgun e Burrelit, zbulohet letra e Dom Simon Jubanit
Dëshmia/ Urim Elezi: Humba dritën e syve nga torturat në burgun e Burrelit
Burrel/”Rojet i binin çiftelisë dhe kërcenin kur varrosnim shokët”
- Abdulla Rami (1945-1963)
- Adem Allçi (-)
- Aleksandër Kalidhopuli (1962-1963)
- Ali Kadushe (1945-)
- Andon Frashëri (-)
- Anton Luli (1954-1989)
- Arshi Pipa (-1956)
- Avni Bejkova (-)
- Avni Xhomaqi (1946-1956)
- Azem Çoku (-)
- Baltazar Benussi (1956-1960)
- Bardhyl Belishova (-)
- Barjam Nuredini (-)
- Bedri Çoku (-)
- Çaush Çoku (-)
- Dom Ndoja (-)
- Elez Allçi (-)
- Emin Bakalli (-)
- Esat Çoku (-)
- Et’hem Haxhiademi (-)
- Fatos Kërluku (1981-1991)
- Fejzo Lulo (-)
- Filip Mazreku (-)
- Filip Nashi (1976-1986)
- Hajredin Fratari (-1987)
- Ibrahim bej Biçaku (Biçakçiu) (-)
- Idriz Abdiaj (1947-1950)
- Klement Miraj (-)
- Koço Tashko (-)
- Manol Qirici (1977-1991)
- Martin Leka (-)
- Menksen Bungo (-)
- Mit’hat Araniti (1945-1946)
- Myslim Çarçani (1945-1952)
- Nuredin Skrapari (-)
- Patër Ferdinanti (-)
- Petraq Xhaçka (-)
- Pilo Bollano (-)
- Qamil Hajdini (-)
- Qani Sadiku (-)
- Qazim Merlika (-)
- Reshat Asllani (1951-1961)
- Riza Selmani (-)
- Saimir Maloku (1976-1989)
- Sherif Allamani (-)
- Sherif Merdani (-1989)
- Todi Lubonja (1974-1987)
- Uran Kostreci
- Xhaferr Butka (-)
- Xhevat Meka (-)