Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu nr 5. (Burgu i Madh), Tiranë

blank
Emri Burgu nr 5. (Burgu i Madh), Tiranë
Vendndodhja: Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1944
Viti i Mbylljes: 1991
Burimi i Informacionit: Burgjet dhe kampet në Shqipërinë komuniste, Kastriot Dervishi, botim i ISKK; faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve

Burgu i Madh ose Burgu i Ri i Tiranës ishte ndërtuar nga italianët. Ndërtimi i tij në atë vend nuk ishte i rastësishëm. U mendua të ndërtohej një kompleks, që të kishte bashkë Komandën e Përgjithshme të Karabinierisë (sot godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave) e lidhur kjo me burgun prapa saj.

Kur u vendos regjimi komunist, i shpërndau të dënuarit në dy godina burgjesh: Burgun e Ri, të ndërtuar nga italianët në vitin 1940 dhe Burgun e Vjetër, të ndërtuar që në vitin 1930 në rrugën “Mine Peza”(burgu i vjetër). Në datën 01.12.1944 me urdhër të qeverisë së atëhershme u krijua në qytetin e Tiranës Burgu nr. 5 “për izolimin nga shoqëria të elementëve që konsideroheshin armiq dhe kriminelë të luftës”.

Rreth vitit 1954, Burgu nr. 5 i Tiranës u nda në dy pjesë: burgu i ri vazhdoi të mbante numrin 5, ndërsa ai te rruga “Mine Peza” u quajt Burgu Nr.2.

Përgjithësisht shërbente si vend paraburgimi për ata që kryenin hetuesinë në Tiranë, ose si ndalesë e përkohshme për të burgosurit që kishin marrë dënimet nga gjykatat e rretheve të ndryshme, para se t’i çonin në kampin e caktuar për ta.

Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në vitin 1946 në Tiranë për të dy burgjet shërbente një personel prej 123 vetash (103 ushtarë, 15 nënoficerë, 5 oficerë). Sipas raportimeve të vitit 1950, të dy burgjet e Tiranës, kishin një kapacitet prej 448 (287 politikë dhe 151 ordinerë) të burgosurish, ndërsa ishin brenda tyre rreth 1.800 të burgosur, shumica politikë. TBC-ja dhe zgjebja ishin sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në vitin 1954 burgjet e Tiranës strehonin të burgosurit e qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër me rreth 440 persona.  Ato kishin një komandë të përbashkët, e cila ishte te “burgu i vjetër”. Në të dy burgjet në fund të vitit 1954, ishin 347 të burgosur politikë dhe 281 ordinerë. Përgjithësisht të dënuarit ose të paraburgosurit politikë qëndronin në burgun nr.5, ndërsa ato ordinerë në burgun nr.2.

Duke përmbledhur kemi këtë historik deri në këtë kohë:

Burgu nr. 5 (burgu i ri), vitet 1944-1958.

Burgu nr. 2 (burgu i vjetër), vitet 1954-1958.

Reparti 313, nga bashkimi i dy burgjeve, vitet 1958-1991.

Të Burgosurit