Nga viti 1944-1960 mbajti emrat Burgu Nr.15 dhe Reparti i Riedukimit nr.317. U mbyll për një periudhë dhe pastaj në vitin 1962-1964 u rihap si Reparti Nr.318.
Kur komunistët morën pushtetin, për të dënuarit politikë u përdor Burgu Nr.15. Burgu ishte ndërtuar nga francezët në vitin 1916 dhe shërbente për këtë qëllim.
Kapaciteti i burgut ishte për rreth 300 persona.
Në vitin 1950 në burg janë rreth 850 të burgosur.
Në vitin 1954 kishte 161 të dënuar politikë. Në vitin 1957 kishte 100 të dënuar politikë dhe 95 ordinerë. TBC-ja dhe bronkiti kronik, sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në vitin 1954 burgu përmblidhte vetëm të burgosurit e qarkut të atyshëm me rreth 160 të burgosur. Në vitin 1957 në burg ishin 106 të dënuar politikë dhe 100 ordinerë. Në vitin 1958 në burg vuanin dënimin 96 të dënuar politikë dhe 83 ordinerë.