Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu nr.7 Durrës (Burgu i vjetër)

blank
Emri Burgu nr.7 Durrës (Burgu i vjetër)
Vendndodhja: Durrës
Viti i Ndërtimit: 1945
Viti i Mbylljes: 1953

Burgu i Durrësit ishte i ngritur në një godinë të vjetër të trashëguar nga koha e mbretërisë. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në burgun e Durrësit shërbente një personel prej 26 vetash (22 ushtarë, 4 nënoficerë, 1 oficer). Kleriku katolik Vinçens Prenushi ishte një prej të burgosurve të këtushëm, i cili vdiq në burg në vitin 1949.

Sipas një informacioni të vitit 1950, burgu cilësohej si godinë e papërshtatshme. TBC-ja (tuberkulozi) ishte sëmundje mbizotëruese. Kapaciteti i burgut ishte për rreth 220 persona. Në vitin 1950 në burg janë rreth 400 të burgosur. Burgu i Durrësit u mbyll në shkurt 1953, pasi të burgosurit e tij formuan kampin nr. 7 në Tiranë

Të Burgosurit