Vend internimi që kamuflohej si sektor i ndërmarrjes bujqësore të Lushnjës me emërtimin Grabian-Sektor. Një nga vendet në periferi të Lushnjës që përdorej për internimin e familjeve “armike”. Jetesa dhe puna në këto fshatra për të internuarit, ishte e ngjashme. Ata jetonin në baraka dhe punonin në bujqësi, me detyrim paraqitjeje.