Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Gradishtë

blank
Emri Gradisht
Vendndodhja: Lushnjë

Një nga fshatrat e Lushnjës, ku pati një përqendrim të lartë të familjeve të internuara, pas mbylljes së kampeve me tela me gjemba, veçanërisht pas 1969-ës.

Në këtë fshat, të internuarit jetonin në baraka, në vend të WC-së ishte një gropë jashtë shtëpisë, uji i pijshëm për disa vite, u vinte me racion me qerre. Vetëm më vonë u ndërtua një çezmë e përbashkët.

 

Ndër familjet e internuara në Gradishtë-Sektor ishin Mirakajt, Kaloshët, Pervizët, Menajt, Kupët, Dostët, Demajt, Herrajt, Staraveckët, Zevot, Resulët, Bylykbashët…etj..