Në Ballsh, u përqendruan të dënuar nga disa reparte riedukimi dhe qëndruan plot 11 vjet. Në këtë qytet do të ndërtohej uzina e përpunimit të naftës, një prej më të mëdhave në vend.
Në vitin 1973, në këtë kamp-burg kishte 110 të dënuar politikë. Për vitin 1975 kampi grumbulloi rreth 900 të burgosur. Në vitin 1976 punonin 550 të dënuar politikë. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 82 persona.
Veç klerikëve Zef Pllumi dhe Aleks Baqli, në Ballsh u çuan edhe ish-ministri Vasil Kati dhe Fatos Lubonja.
*Më 13 shtator 1974 i dënuari Durim Zylfo Veledi largohet nga vendi i punës, i krijon mundësi vetes për t’u maskuar sipas terrenit me gjethe, kalon një kanal dhe del nën telin e rrethimit të frontit të punës. Qëllohet nga dy drejtime nga rojet dhe ngelet i vrarë.
*Më 12 maj 1975, 5 të dënuar që ishin në dhomat e izolimit kishin punuar për më se një muaj për hapjen e një tuneli 12 metra të gjatë dhe 1,5 metra të thellë në dysheme. Si rezultat i kësaj, 4 prej tyre u arratisën, ndërsa i pesti nuk mundi, pasi dëgjoi alarmin që dha roja i sigurimit të jashtëm. Të dënuarit u kapën më pas.
Gjatë viteve 1956-1982 në këtë repart vdiqën me sëmundje të ndryshme 118 të dënuar politikë. Varreza e fundit që dëshmon vuajtjet e të dënuarve të këtij kampi ishte ajo në fshatin Panahor të Ballshit.
Të Internuarit
- Zef Pllumi
- Aleks Baqli
- Vasil Kati
- Fatos Lubonja
- Dom Nikoll Troshani
- Dom Frano Ilija
- Dom Ndoc Sahatçija
- Nasho Gërxho
- Avni Zhiti
- Hamdi Hasko
- Haki Slatina
- Mustafa Bylyshi
- Durim Zylfo Veledi
- Dashnor Mamaqi
- Andon Sheti
- Vaid Lame
- Milto Vako
- Llazar Lubonja
- Teki Biçoku
- Galip Sojli
- Gëzim Peshkëpia
- Gaqo Sotir Peci