Në vitin 1950 punoi për ndërtimin e hekurudhës që bashkonte Peqinin me Elbasanin. Hekurudha kishte 4 tunele dhe 100 ura. Ajo kishte tre stacione pune në Bishqem, Papër dhe Elbasan. Në gjuhën e përditshme të komandës për ndërtimin e hekurudhës u ngritën dy kampe: i tuneleve dhe i trasesë, ose të njohura ndryshe si kampet e Urës së Bonës dhe Bishqemit.
Në rrugën automobilistike Elbasan-Peqin, jo shumë larg Bishqemit. Punimet filluan më 2 janar 1950 e vazhduan deri më 16 shtator 1950. Për ndërtimin e urës punuan në kushte të vështira rreth 500 të burgosur. U krye volum i madh pune, zhvendosje dheu, mbushje, transport etj. Sipas përllogaritjeve të komandës së kampit ishin realizuar prej të burgosurve 70.350 ditë pune. Në shkurt 1950 këtu erdhën nga Lekaj, të dënuar të tjerë. Sipas dëshmive këtu ishin grumbulluar të dënuarit e burgjeve të Durrësit, Vlorës, Tiranës, Gjirokastrës.
Punimet i drejtonin inxhinierët e burgosur Avdulla Muça, Mark Dindi, Namik Xhelili. Të burgosurit ishin ndarë në tri brigada pune. Këtu punonte doktor Hasan Jero, djemtë e Xhaferr Ypit, Asllan e Tomor Ypi, Zafer Xhafer Vila, Beqir Ajazi, Koço Semini, Genc Preng Pervizi, At Donat Kurti etj. Tasi Marko ishte komandant që drejtonte punimet.