Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Bishqemit

blank
Emri Kampi i Bishqemit
Vendndodhja: Elbasan
Viti i Ndërtimit: 1950
Viti i Mbylljes: 1950
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Bishqemi është një fshat i Elbasanit, një vend ku kalon hekurudha Peqin-Elbasan. Në vitin 1950 konsiderohej si një ndër kampet më të rëndësishme të punës së detyruar. Më 30 janar 1950 në kampet e ngritura mbërritën të burgosurit.

Në kamp u dërguan rreth 800 të burgosur në kushte shumë të vështira jetese. Vendosja në punë ishte bërë në mënyrë të paorganizuar, ndërsa të burgosurit ishin të papraktikuar për mënyrën e punës që do të kryenin. Në vendin ku ishte caktuar puna, bëheshin punime të rënda si transport zhavorri (më shumë se 100 metra me karrocë), bartje shinash, traversash. Të dhënat ishin se ishin bërë 65.000 ditë pune. Shifrat e fitimit janë të mëdha, por shuma në dokument është e korrigjuar e nuk kuptohet mirë. Të burgosurit ishin shfrytëzuar edhe në hapjen e tunelit të hekurudhës në kushtet më primitive. Puna kishte vazhduar më tej dhe ishin marrë 40.040 ditë pune për hapjen e tunelit etj. Në shtator 1950, të dënuarit e këtushëm u dërguan në kampin e Bedenit.