Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Cërrikut

blank
Emri Kampi i Cërrikut
Vendndodhja: Cërrik
Viti i Ndërtimit: 1952
Viti i Mbylljes: 1952
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Kamp i rrethuar me tela me gjemba që funksionoi si kamp i përkohshëm pune. Në periudhën 1948-1953 të internuarit e kampit 3, që më vonë mori numrin 5, u zhvendosën nga Valias, në Cërrik dhe më pas në Tiranë. Konkretisht në Cërrik u punua gjatë vitit 1952. Këtu të internuarit kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.

Nga kampi i Cërrikut mund të përmendet arratisja e 4 internuarve më 20 gusht 1952 për në Jugosllavi. Emrat e të internuarve që u arratisën ishin Halit Nulla Qamili 20 vjeç nga Cangonj, Sami Feimi 32 vjeç nga Kuçi i Zi, Azem Berdo Laze 19 vjeç nga Dukati dhe Harri Benel  një rob lufte Gjerman i internuar që nga viti 1944.

Kampi i Cërrikut në këtë kohë kishte 500 banorë duke përfshirë këtu fëmijët edhe pleqtë.

Drejtor i këtij kampi ishte Zeman Saliaj nga Gjirakastra.

Kampi ishte i vendosur në një fushë të gjerë me dy baraka ku jetojnë të internuarit në një gjendje shumë të vështirë. Gjendjen e tyre nuk e ndihmoni as kushte natyrore, si bora dhe shiu karakteristike për këtë zonë. Prandaj edhe shumica e të sëmurëve ishin sëmurë nga pneumonia dhe tuberkulozi.

Këtu të internuarit punonin 14 orë në ditë. Ata që nuk ishin të aftë për punë duhet të merreshin me gjetjen e drurëve për zjarrin që shpesh herë ndodhej 3-4 kilometra larg kampit. Pas Cërrikut kampi u zhvendos për në Tiranë.