Qëllimi i këtij kampi ishte tharja e kënetës së Tërbufit në rrethin e Lushnjës.
Në vitin 1956, në Tërbuf ishte reparti 309 me rreth 700 të burgosur. Në vitin 1957, në kamp ishin 566 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner. Po në këtë kohë vijnë edhe të burgosurit ordinerë.
Sipas raportit të datës 2.4.1958, në kampin e Tërbufit ishin 527 të burgosur, të ndarë në 5 brigada pune e 3 kaushë. “Përbërja e kampit është krejtësisht me elementë armiq dhe të rrezikshëm, të cilët kanë filluar një aktivitet të gjerë armiqësor si organizim, tendencë arratisje, propagandë etj.”, – thuhet në këtë raport.
Nga një prej të dhënave të vitit 1957, kuptohet se në kamp ishin edhe 7 grekë, 18 jugosllavë dhe 24 gra.
Në qershor 1958, punimet për tharjen e kënetës mbaruan. Në këtë mënyrë u kërkua zhvendosja e kampit.
Të Burgosurit
- Refat Çaushaj
- Agim Vrioni
- Kapo Leka
- Mark Gjon Nikolli
- Musa Koshena
- Qani Dervishi
- Sabaudin Resuli
- Gjon Përjaku
- Abdurrahman Leka
- Ndoc Naraçi