Ky kamp shërbeu për të vendosur të internuarit që punuan në bonifikimin e fushës së Kamzës dhe Valiasit. Në të u sistemuan familjet e para që erdhën nga Kruja.
Ai ishte një hangar për makineritë bujqësore dhe për kuajt.
Fillimisht ky kamp nuk ishte i rrethuar.
Të internuarit nxirreshin me detyrim në punë, detyrim të cilit nuk i shpëtonin as fëmijët.