Në këtë kamp u vendosën 3 familje, për të cilat nuk u gjend dot strehim në Savër. Familja Çapani, familja Kullolli dhe familja Pepellashi u vendosën në një kthinë të shtëpisë së beut të Ngurrëzës dhe qëndruan aty për pak kohë.
Ngurrëzi ishte një nga 11 sektor-kampet e fermës bujqësore “29 Nëntori” të Lushnjës, që shërbeu si qendër internimi deri në rënien e komunizmit.