Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Tropojës

blank
Emri Kampi i Tropojës
Vendndodhja: Tropojë
Viti i Ndërtimit: 1982
Viti i Mbylljes: 1991

Reparti i riedukimit nr.387 ndodhej në Tropojë nga viti 1982 deri në vitin 1991.

Rezulton të jetë hapur në vitin 1982. Në fund të vitit 1986 ka pasur rreth 25 persona për të dënuarit ordinerë nga 3 muaj deri në 3 vjet heqje lirie. Po kaq të dënuar ka reparti edhe në fillim të vitit 1987. Të burgosurit kanë qëndruar brenda Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës dhe vareshin nga drejtuesit e saj. Të burgosurit janë marrë me ndërtime brenda qytetit të Bajram Currit.