Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Valiasit, “Ylli i Kuq”

blank
Emri Kampi i Valiasit, Ylli i Kuq
Vendndodhja: Valias
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1952
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi, Burgjet dhe Kampet e Shqipërisë komuniste, ISKK publication

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 . Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek. Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi. Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë. Prej kushteve te veshtira në këtë kamp, në vitin 1949 kishin vdekur 8 persona, prej te cilëve 4 ishin fëmijë.

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:

-Gjithsej: 475 – 820 veta.

-Burra 70 – 152

-Gra 164 – 130

-Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)

-Burra 161 – 193

-Gra 284 – 325

-Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.

-Burra rreth 120

-Gra rreth 190

-Fëmijë rreth 90

Në vitit 1952 ky kamp u zhvendos nga Valiasi per në Cërrik.

Të Internuarit