Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Vlashukut

blank
Emri Kampi i Vlashukut
Vendndodhja: Berat
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1953
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Në mars – nëntor 1953 u hap kampi në Vlashuk për të ndërtuar kanalin Ujitës Devoll – Thanë, i gjatë 8 kilometra. Mbi 1.500 të burgosur u çuan për hapjen e një kanali 2 km të gjatë e 30 metra të thellë në vitet 1948-49.

Në një raport të datës 13.8.1948, të Degës Zbatim Vendime Penale, thuhej:

Të burgosurit që futen në punë për çdo ditë janë 623 dhe rendimenti i tyre ka qenë mjaft i mirë. Janë vënë në punë nga 3-4 orë në ditë dhe fëmijë që janë fizikisht të shëndoshë”.

Kanali u përurua më 21 korrik 1949. Gjatësia kryesore e kanalit ishte 38,5 km, ndërsa rrjeti ku shpërndahej 113 km.

Në vitin 1953, të dënuar nga Kampi Nr.2 vijnë për të punuar për kanalin Devoll-Thanë, 8 km i gjatë dhe 25 m i thellë. Ata punuan nga marsi në nëntor të atij viti.

Të Burgosurit: