Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Yzberishtit

blank
Emri Kampi i Yzberishtit
Vendndodhja: Yzberisht, Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1950
Viti i Mbylljes: 1951

Në vitin 1950 kampi i Maliqit zhvendoset në Yzberisht të Tiranës. Këtu do punohej për kanalin e bojërave. Më 1.8.1949 filluan punimet e kombinatit të tekstileve në Yzberisht të Tiranës. Për këtë arsye u hap një front i madh pune, që do të kërkonte edhe pjesëmarrjen e të burgosurve.

Beqir Ajazi, njëri prej të burgosurve që ka punuar në këtë kamp, shkruan:

Në pranverë të vitit 1950, një pjesë nga ne u dërguan në Kampin e Yzberishtit. Kombinati i tekstilit ishte në mbarim e sipër dhe duhej bërë kanali i kullimit të bojërave, me të cilat do të ngjyroseshin pëlhurat. Pas kaq vitesh jetë nëpër kampe pune, ky ishte më i miri dhe më i rehatshmi. Toka ishte më e butë dhe trajtimi që na bëhej, më i njerëzishëm”.

Pas mbarimit të punimeve, të burgosurit u çuan në Punëtorinë Artizanale.