Një nga kampet e internimit për ish-kuadrot e Partisë dhe shtetit, të dënuar për veprimtari kundër udhëheqjes së Partisë. Regjimi i këtij kampi ka qenë i rreptë, gati burg. Ndodhej në ishullin e Zvërnecit dhe si i tillë ishte natyralisht i izoluar. Ai ka vazhduar të funksionojë si kamp internimi për vite me radhë. Xhavid Qesja, për shembull, siç e përmend Todi Lubonja në librin e tij “Nën peshën e dhunës”, ka qenë i internuar aty nga viti 1958 deri në vitin 1966.
Në një dokument thuhet që në vitin 1962 kishte 11 të internuar në Zvërnec të Vlorës.