Punimet për kanalin Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952, duke u bërë një prej veprave më të mëdha të 5-vjeçarit të parë komunist.
Sipas të dhënave, në vjeshtë 1951 reparti nr. 301 pasi u largua nga Korça u vendos në Gosë të Kavajës për hapjen e kanalit ujitës Peqin-Kavajë. Përmendet se gjatë kësaj kohe është vrarë më 26.12.1951 i dënuari politik Ram Halili në përpjekje për t’u larguar nga ky kamp. Halili kishte 2 vjet që vuante dënimin. Po në këtë datë figuron i vrarë nga minat i dënuari Hysen Mustafa.
Edhe të dënuarit e Kampit Nr.2 që punonin për kanalin Peqin-Kavajë, u ndalën në Gosë, e cila figuron si qendra e kampit në mars të vitit 1952. Punuan pak muaj aty për t’u zhvendosur në Çengelaj dhe Peqin në muajt korrik-gusht.
Të Burgosurit:
- Ahmet Bushati (Maj, 1951 )
- Ahmet Sadedin (Maj 1951)