Kampi i Beratit, mars 1945 – maj 1949
Kampi ka qenë kryesisht në lagjen “Çelepias” të qytetit. Kampi ka funksionuar në vitet 1945 – 1949. Një pjesë të të internuarve i çuan përkohësisht në Kuçovë dhe te Katër Rrugët e Shijakut. Sipas një dokumenti që mban datën 13.8.1948, 65 të internuarit e Beratit, punonin në fermën e Kuçovës. Në mars 1946 në kampin e Beratit kishin qenë 1.275 të internuar nga Shkodra (270), Kukësi (331), Peshkopia (178), Elbasani (173), Durrësi (234) dhe Tirana (89). Të internuarit e Beratit, u çuan për punë në Kuçovë, e cila mund që konsiderohej si një kamp më i vogël nën varsinë e kampit të Beratit. Drejtor ishte Pandi Anastasi. Në vitin 1946, në kampin e Beratit kishte 1275 të internuar nga Shqipëria e Mesme dhe Veriore, familjet në zë si: Gjonmarkaj, Dema, Kupi, Dine, Pervizi etj. Një nga përfaqësueset e këtyre familjeve ishte Marta Gjomarkaj që ishte vetëm 26 vjeçe, kur u internua në Berat për shkak të arratisjes së babait të saj dhe dy vëllezërve. Vëlla i saj, ish-ministri i Kulturës Mark Gjomarkaj, ishte vrarë. Ajo u vendos në lagjen “Murat Çelepia” të këtij qyteti së bashku me shumë familje të tjera të internuara. Së bashku me familje të tjera ajo “shprehte pakënaqësinë kundër pushtetit”. Marta u arrestua më 21.1.1947 në Berat. Ajo u dënua nga Gjykatën Ushtarake të Divizionit të I në Elbasan më 26.4.1947 e me 7 vjet heqje lirie “për fajet kundra popullit e shtetit”. Ajo pati fatin që Gjykata e Lartë Ushtarake, e rishikoje ketë vendim duke e dënuar më 10.5.1947 me 3 vjet heqje lirie e punë të detyruar”.
-Të dhënat e shtatorit 1947 flasin se në kamp ndodheshin 586 të internuar. Komandant i kampit të Beratit në vitet 1947 – 1949 ishte Bektash Pogaçe nga Kardhiqi i Gjirokastrës, me profesioni bujk, e arsim 4 klasë fillore. Të internuarit janë përdorur në Berat edhe për zhvarrime. Burrat punonin te fusha e aviacionit kurse Gratë vilnin ullinj.Mbyllja e kampit të Beratit i shpërndau të internuarit kryesisht në Tepelenë dhe në Porto – Palermo. Më 9 maj 1949 kampi u mbyll dhe pjesa më e madhe e të internuarve u zhvendosën kryesisht në Tepelenë., sepse ky vend ishte brenda juridiksionit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Beratit.
- Albina Pervizi Marashi (-)
- Azbie Kodra (1951-1991)
- Bardha Markagjoni (1945-1949)
- Bute Dedndreaj (-)
- Dava Koçeku (1946-1949)
- Destan Keta (1946-1946)
- Dila Prenga (-1949)
- Dilë Piroli (1947-1951)
- Diturie Kaja (1946-1947)
- Dod Nikoll Preng LLeshi (-)
- Dudije Kokomani (1947-1950)
- Dyzene Kokomani (1947-1950)
- Fadil Kupi (1945-1949)
- Femi Kaja (1946-1947)
- Feruze Kodra (1945-1946)
- Fike Kaloshi (1946-1946)
- Gjetë Vokrri Prenga (-)
- Hajrie Kadiu (1945-1947)
- Hajrie Kaja (1945-1952)
- Hajrie Këmbora (1957-1963)
- Hajrie Kokomani (1947-1950)
- Hazis Koçeku (1946-1949)
- Islam Koçaku (1946-1950)
- Isuf Koçeku (1946-1949)
- Kadife Kaja (1946-1948)
- Krisanthi Katundi (1951-1958)
- Kumrie Kupi (1945-1949)
- Kurt Kola (1945-1954)
- Llesh Nikolli (-)
- Lulëzim Kodra (1951-1991)
- Lutfie Omari (-)
- Mahmud Kokomani (1947-1950)
- Margjela Kolmarku (1944-1946)
- Mrikë Nikolli (-)
- Muharrem Kaja (1945-1952)
- Musa Karaj (1946-1946)
- Nazife Koçeku (1946-1949)
- Nazmi Selimja (-)
- Nazmie Karaj (1946-1946)
- Ndue Macaj (-)
- Nurije Kokomani (1947-1950)
- Pjetër Kolmarkaj (1945-1946)
- Prena Macaj (-)
- Qamile Kokomani (1947-1950)
- Rabie Karaj (1946-1946)
- Sabrie Kalaja (1946-1947)
- Sadete Kodra (1945-1946)
- Safije Kaja (1946-1947)
- Sandër Macaj (1946-)
- Sevela Koroveshi (1950-1971)
- Shane Kaloshi (1946-1956)
- Shefqet Kadiu (1945-1950)
- Shpresa Katundi (1951-1958)
- Simon Mirakaj (-)
- Sokol Mirakaj (1945-1989)
- Sulejman Kollaku (1947-1948)
- Tefta Papalilo (1946-1961)
- Violeta Papalilo (1946-1974)
- Xhevdet Kokali (1946-1991)
- Xhuliana Pervizi (Beba) (-)
- Ymer Kaja (1946-1952)
- Zef Pervizi (-)