-Lozhan, prill- dhjetor 1949
Nga Kamza e vende të tjera të internuarit u dërguan në Lozhan të Korçës në prill 1949. Nga Kamza të internuarit u dërguan në këmbë, duke ecur për 17 ditë e net. Ky kamp ishte një kamp i rrethuar me tela me gjemba për të internuarit, por edhe një kamp pune për të burgosurit. Ka funksionuar si kamp i përkohshëm pune nga prilli në dhjetor të vitit 1949. Besohet se këtu duhet të kenë qenë rreth 250 të internuar. Këtu punohej për hapjen me krahë të rrugës Gramsh – Lozhan. Prej këtu pas mbylljes së kampit të internuarit në pjesën më të madhe janë zhvendosur në kalanë e Porto Palermos.