Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti 301/1, Bulqizë

blank
Emri Reparti 301/1, Bulqizë
Vendndodhja: Bulqizë
Viti i Ndërtimit: 1985
Viti i Mbylljes: 1987

Reparti  me numër 301/1 në Bulqizë, u formua me urdhrin nr. 307, datë 19.7.1985. Qëllimi i hapjes ishte për ndërtimin e 200 banesave në qytetin e Bulqizës. Reparti në vitin 1987 kishte 105 të dënuar politikë. Por me urdhrin nr. 611, datë 30.6.1987 të ministrit, reparti 301/1 u zhvendos në repartin e sapo hapur 312 në Tërnovë.