Në vitin 1966, reparti 305 vendoset në Borsh për të punuar për hapjen e tarracave dhe mbjelljen e agrumeve në Kserokom të Piqerasit e bregun e atyshëm.
Në vitin 1966, në këtë repart punonin 340 të dënuar.
Në vitin 1975, në repart punonin rreth 600 persona. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 85 persona.
Në vitin 1977, në repart punonin 823 të burgosur.
Reparti 305 në Borsh në janar-shkurt 1982, ka pasur 411 të dënuar.
Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 305 Borsh u shkri.