Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kanali ujitës Levan-Fier

blank
Emri Kanali ujitës Levan-Fier
Vendndodhja: Fier
Viti i Ndërtimit: 1953
Viti i Mbylljes: 1953

Në nëntor 1953 kampi i repartit 305 zhvendoset për të punuar në Levan të Fierit. Të dhënat zyrtare nuk shprehen qartë mbi përbërjen e kampit. Objekti kryesor i punës së kampit ishte hapja e kanalit ujitës Levan-Fier. Kapaciteti i kampit shkoi në 900 të burgosur. Për t’i ruajtur këta shërbenin 95 oficerë e nënoficerë. Këtu  komandanti i kampit ishte Abaz Krushova. Përveç kanalit të njohur Levan-Fier, u hap kanali ujitës i fshatit Gjonçaj (për devijimin e Vjosës). Në Levan numri i kampit ndryshoi nga 5 në 3. Mori numrin 3, pasi ky numër iu hoq kampit të internimit të fabrikës së tullave Tiranë.