Reparti 305 u vendos në Sarandë në vitin 1978. Ky repart njihet si Reparti 305/1 Përparim, në vitet 1978-1983 dhe Reparti 305 Përparim, në vitet 1983-1991.
Reparti 305/1 Përparim kishte kapacitet prej 515 personash. Në fillim të vitit 1978 kishte pasur 506 e në fund të vitit 550 të dënuar ordinerë. Mes tyre ishin vetëm 2 të dënuar politikë.
Në prill 1982 me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit Sarandë, 200 të dënuar të kampit u vendosën në lagjen “Limion” të Sarandës për ndërtim apartamentesh banimi.
Në vitin 1984 reparti 305 punonte për zonën e pemëtarisë në Lukovë, ndërsa një repart autonom për ndërtimin e apartamenteve në Sarandë.
Një e dhënë e vitit 1987 bën fjalë se këtu ishin 235 të dënuar politikë dhe 928 ordinerë. Në vitin 1988 në repart punonin 227 të dënuar politikë dhe 976 të dënuar ordinerë. Ata punonin kryesisht në bujqësi, në kultivimin e agrumeve dhe ullinjve.
Më 15.5.1990 komanda përllogariste 87 të dënuar politikë (mes të cilëve 3 emigrantë).
Në këtë kamp vdiq më 23.4.1987 Sami Dangëllia, i burgosur me 38 vjet burg e 5 vjet internim. Më 13.1.1989 në këtë kamp, vdiq i paralizuar në moshën 67-vjeçare prifti katolik, Pjetër Palok Gjeloshi, i dënuar tri herë.
Një nga kamp-burgjet e fundit që u mbyll.
Të Burgosurit:
- Gjergj Ndreca
- Ilir Dibra
- Muhamet Pojani
- Hysen Sheshori
- Sotir Qiriazati
- Qani Sadiku
- Bujar Sala
- Vladimir Xhelo
- Vladimir Balluku
- Sami Dangëllia
- Pjetër Palok Gjeloshi