Të dënuarit “e specializuar” në ndërtimin e fabrikave të çimentove, vijnë nga Elbasani për të ngritur edhe në Fushë-Krujë një fabrikë çimentoje. Punimet përfunduan në dhjetor të vitit 1967 dhe deri në prill të vitit 1968, të burgosurit e Repartit 303 të angazhuar në ndërtimin e fabrikës, u mbajtën në regjim burgu, derisa të gjendej destinacioni i radhës, që ishte Spaçi.
Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë
Emri | Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë |
Vendndodhja: | Fushë-Krujë |
Viti i Ndërtimit: | 1965 |
Viti i Mbylljes: | 1968 |