Në vitin 1959 reparti nr 2 u vendos në Sauk të Tiranës. Kampi u ngrit në Kodrat e Kopilit në Sauk të Tiranës në vitin 1959, për ndërtimin e Sanatoriumit për të vazhduar me ndërtimin e kombinatit të mishit, peliçerisë, një pjese të uzinës së autotraktorëve dhe një pjese të godinave të fermës “Gjergj Dimitrov” duke qëndruar kështu deri në vitin 1963 në kryeqytet.
Në fillim të nëntorit 1962 reparti kishte vetëm 404 të dënuar politikë.