Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Skrofotinës, Vlorë

blank
Emri Reparti i Skrofotinës, Vlorë
Vendndodhja: Vlorë
Viti i Ndërtimit: 1966
Viti i Mbylljes: 1972
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Më 10.4.1967 reparti 309 u zhvendos në bonifikimin e fushës së Vlorës.  Në këtë zonë u kryen punime të mëdha. U ndërtua një argjinaturë e përbërë prej 8 kilometra e gjatë që ndante kriporen nga këneta.

Gjatë qëndrimit në Skrofotinë, pranë rrugës kombëtare Vlorë-Fier, 10 km larg nga Ura e Mifolit në drejtim të Vlorës, të dënuarit punuan në një terren të vështirë tek kriporja, ku hapeshin kanale të thella.

Ky kamp ka pasur si funksion shkripëzimin e tokave, për t’i përdorur për toka buke, por që dështoi si projekt.

Komisar ishte Kiço Gjançi.

*Në prill 1968 një i dënuar tenton të arratiset nga vendbanimi duke u hedhur nga telat, duke përfituar nga mungesa e vigjilencës së rojeve që nuk ishin në gatishmëri të plotë, por ky i dënuar u kap nga dy ushtarë.

Në vitin 1969, këtu punonin 340 të dënuar politikë.