Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Uzinës së Sodës Kaustike

blank
Emri Reparti i Uzinës së Sodës Kaustike
Vendndodhja: Vlorë
Viti i Ndërtimit: 1963
Viti i Mbylljes: 1965

Nga viti 1963 deri vitin 1965 të dënuarit e Repartit Nr.303, u vendosën në Vlorë, për të ndërtuar Uzinën e Sodës Kaustike.

Gjatë kësaj kohe në kamp ishin 191 të dënuari. Kishin ardhur të rinj 268 të dënuar, 20 nga kampet e tjera, të tjerë ishin liruar me plotësim kohe ose dekret faljeje. Rreth 100 të dënuar ishin pleq ose të paaftë për punës.

Më 15 qershor 1964, ky kamp tronditet nga vrasja e të dënuarit tri herë, për motive politike, Mustafa Alushit, i cili shkoi me vetëdije drejt rrethimit. Afër portës qëllohet nga ushtari roje në kokë.