Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti Ishull-Lezhë

blank
Emri Reparti Ishull-Lezhë
Vendndodhja: Ishull-Lezhë, Lezhë
Viti i Ndërtimit: 1968
Viti i Mbylljes: 1983

Periudha 1968-1972

Reparti me nr. 325 është formuar në vitin 1968 në Ishull Lezhë me qëllim kryerjen e punimeve në bujqësi. Të dhënat për këtë kamp janë shumë të pakta. E dhëna e vetme për numrin e të burgosurve i përket vitit 1970, ku numërohen 301 të burgosur të angazhuar në punët bujqësore. Sipas studiuesit Kastriot Dervishi,  Ishte planifikuar që në rast gjendjeje të jashtëzakonshme të burgosurit e këtij reparti të zhvendoseshin nga Lezha në kampin e Spaçit. Ky repart u mbyll në vitin 1972.

Periudha 1972-1983

Në këto vite, në Ishull-Lezhë, si edhe në Fishtë dhe Leras ka qenë një repart për të dënuarit në moshë të re.