Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Kamzës

blank
Emri Kampet e Kamzës dhe Valiasit
Vendndodhja: Kamëz, Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1953
Burimi i Informacionit: Musa Çaprani, Një si mijëra familje të tjera që e kaluan jetën në kampet e skëterrës komuniste, botimi i ISKK

Nga viti 1948-1950 funksionoi si kamp pune për të burgosurit. Bonifikimi i fushës së Kamzës dhe Valiasit ishte një nga punët e bëra  nga të burgosurit e burgjeve të ndryshme, por kryesisht të Tiranës dhe Durrësit. Nga raporti i Degës së Kampeve dhe Burgjeve të datës 13.8.1948, “në punë merrnin pjesë çdo ditë 405 të burgosur dhe rendimenti i tyre ishte i mirë”.

Me mbylljen e frontit për të burgosurit, këtu u hap kampi i të internuarve që vazhdoi deri në vitin 1953, kur u mbyllën kampet me tela me gjemba.

Sipas dëshmisë së një prej fëmijëve të këtij kampi, Musa Çapanit, në “Zërat e kujtesës”, botim i ISKK, të internuarit u shpërndanë në disa pika:

-Kampi i Mesit, Valias

-Kampi i Poshtëm te kthesa e Valiasit

-Kampi i Sipërm, afër kodrës së Dakos

-Kampi te Kodra e Beut, Paskuqan.

Shumë prej të internuarve në këto kampe kanë qenë robër të huaj dhe minoritarë grekë të fshatrave të Jugut.

Të Internuarit