Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Kuçit

blank
Emri Kampi i Kuçit
Vendndodhja: Kuç i Kurveleshit
Viti i Ndërtimit: 1954
Viti i Mbylljes: 1958
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

-Kampi i Kuçit 1954 – 1958

Kampi i Kuçit funksionoi në vitet 1954 – 1958. Një kamp i izoluar nga natyra, vetëm me burra, ish-funksionarë të lartë, intelektualë dhe pjesëtarë familjesh të njohura, si Lazër Radi, Zef e Baltazar Benusi, Lekë e Valentin Pervizi,  etj. Në janar 1956 në komunikatën ditore të MPB-së tregohet numri i internuarve që gjendeshin aty por dhe kushtet e vështira në të cilat ndodheshin, për ta shkruhej: “Vlora njofton se në kampin e Kuçit ndodhen 90 persona, prej të cilëve 45 janë në gjendje pune dhe 45 nuk janë në gjendje pune dhe ushqehen nga ne.  Prej këtyre ka një pjesë që nuk kanë të ardhura nga puna ose burime të tjera dhe familjet e tyre nuk janë në gjendje për t’i ndihmuar. Kështu që janë në gjendje të vështirë për veshmbathje, plaçka e fjetje”.

Të Internuarit