Vendimi për hapjen e shkollës së riedukimit e të miturve në Lezhë u mor më 28.10.1985 nga Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nga ky vendim u vendos që personat e moshës 14 – 18 vjeç, por për raste të veçanta edhe deri 20 vjeç të vuanin dënimin në këtë repart. Prindërit e këtyre fëmijëve ishin të detyruar të paguanin një sasi parash për mbajtjen e tyre. Lirimi bëhej nga një komision që do vepronte pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit (u caktua Lezha).
10 hektarë tokë bujqësore ishin në dispozicion të shkollës për aktivizimin e të dënuarve të mitur në punë. Edhe pas nisjes punë e këtij repati (Shkollës së riedukimit) nuk u bë boshatisja e plotë e burgut të mëparshëm të repartit 302. Më 1987 në repart punonin 39 të dënuar ordinerë dhe 36 fëmijë. Në vitin 1989 kjo shkollë kishte 104 fëmijë për riedukim.
Në kushtet e reja të krijuara në vend pas vitit 1990, më 13.4.1991 shkolla e riedukimit u zhvendos në ndërmarrjen pyjore Lezhë.