Për shkak të rezistencës ndaj komunizmit, Shkodra ishte një nga qytetet më të goditura nga regjimi. Ushtria Nacionalçlirimtare shpalli shtetrrethimin ushtarak nga 28 janari deri në 2 shkurt të vitit 1945. Gjatë kësaj periudhe, u bënë arrestime të paligjshme, nga të gjitha shtresat e popullsisë, por veçanërisht nga shtresa intelektuale dhe elitare e Shkodrës.
Për të përballuar numrin e lartë të të ndaluarve, disa shtëpi dhe objekte private u konfiskuan dhe u kthyen në burgje. Një prej tyre ishte edhe shtëpia e Fasli Ademit.
Bodrumi i kësaj shtëpie, kishin 4 dhoma me 4 dalje, në të cilat u mbyllën disa dhjetëra të arrestuar. Kati i sipërm shërbeu për zyra.