Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Shtëpia e Çurçisë

blank
Emri Shtëpia e Çurçisë
Vendndodhja: Shkodër
Viti i Ndërtimit: 1944
Viti i Mbylljes: 1947
Burimi i Informacionit: “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”; nga vend vuajtjeje dhe torturash, në muze për të përkujtuar viktimat e regjimit komunist, botues: Pjerin Mirdita, financues: KAS.

Nuk ishte burg, por ishte pa diskutim një vend i vuajtjeve dhe torturave të të dënuarve politikë. Shtëpia e Çurçisë, pranë Sahatit të Inglizit, në Shkodër, shërbeu si hetuesi nga viti 1944 deri në vitin 1947. Ishte një godinë trikatëshe, në katin e parë të së cilës ndodheshin dhomat e hetuesisë, por ato dhoma, korridoret dhe oborri i godinës ishte mbi të gjitha një vend torturash për të arrestuarit.

Janë të njohur për mizorinë e tyre hetuesit Zoi Themeli, Nesti Kopali, Fadil Kapisyzi.

Zef Pllumi, që kaloi hetuesinë e procesit të parë në këtë godinë, përshkruan shfytyrimin e të arrestuarve prej urisë, etjes dhe torturave, por edhe vrasjet pa gjyq natën. Ai, si dhe të tjerë të arrestuar, vareshin vazhdimisht në pjeshkën në oborrin e shtëpisë dhe liheshin aty gjithë natën.