Një nga 11 sektorët e fermës bujqësore “29 Nëntori”, Lushnjë, ku u vendosën të internuarit e kampit të Tepelenës, pas mbylljes së tij në nëntor 1953.
Të internuarit jetonin në baraka, punonin në bujqësi, ishin të detyruar të paraqiteshin në apel të paktën dy herë në ditë dhe nuk mund të largoheshin nga zona pa lejë.