Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu i Burrelit në mes të viteve ’50

Kolë Pepa Verri u arrestua në korrik 1954, ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në Kampin nr.4 të Tiranës. Ai u akuzua me një grup të dënuarish për tentativë arratisjeje pasi kishin hapur një tunel të nëndheshëm për t’u larguar nga kampi ku punonin pranë lumit Lana. Pasi mori dënimin me 20 vjet burg, ai u dërgua, bashkë me të tjerë, në burgun e Burrelit. Ja si e përshkruan këtë burg, Kolë Pepa (Verri):

Trajtimi i të burgosurve të Burrelit ishte veçantë nga të tjerët. Pjesa e brendshme e burgut ndriçohej me bishtukë me vajguri, të cilët qendronin gjatë gjithë natës ndezur, në çdo dhomë si edhe në korridoret e burgut. Uji për konsumim për të burgosurit merrej nga një pus, i cili ishte në mes të oborrit, që ishte hapur veçanërisht për të burgosurit, që ishte pa mure anësore. Ky shërbente për të pirë dhe për larje rrobash dhe për në kuzhinë, që ishte në qoshen e brendshme të oborrit. Aty qëndrova dy vjet.

Burimi: Libri “Dhimbje 5-Kalvari i fëmijëve në kampet e përqendrimit të komunizmit”, Fatbardha Saraçi Mulleti, Fiorentia, Shkodër, 2023.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *